“Biblioteka ime”, shërbimi i ri për qytetarët përmes Postës. 10 libra me çmim të lirë

89

Tashmë, në sportelet e Postës Shqiptare, mund të gjeni 7 sete të ndryshme, me nga 10 libra secili, me një çmim prej 1500 lekë/seti.

Librat e përzgjedhur nga letërsia shqipe me autorë si: Naim Frashëri, Ndre Mjeda, Faik Konica, Fan S. Noli, Sami Frashëri, A. Z. Çajupi, etj.

Nga letërsia e huaj janë përzgjedhur autorët më në zë të botimeve klasike si: Fjodor Dostojevski, Ivan Turgeniev, H. de Balzak, Henri Xhejms, A. I. Pushkin, L. N. Tolstoi, Mark Tuein, D’Anuçio, etj.

Për herë të parë në tregun shqiptar, libri është i aksesueshëm në aspektin ekonomik nga të gjitha familjet shqiptare, duke ruajtur përherë cilësinë, si në përzgjedhjen e titujve, ashtu edhe në përkthimin cilësor të çdo vepre të huaj.