Biblioteka Kombëtare sjell në formatin digjital revistën satirike “Hosteni”

46

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë sjell për publikun e gjerë në formatin digjital, revistën satiro-humoristike “Hosteni”.

E përdyjavshmja humoristike e shoqëruar me ilustrime e karikatura, doli për herë të parë më 25 gusht 1945. Në qershor 1950 u kthye në revistë, ku përveç shkrimeve publicistike, si: fejtone dhe pamflete, botonte edhe materiale letraro-artistike, si: novela, tregime, skica, poema, poezi satirike etj.

Ndër bashkëpunëtorët letrarë të rregullt të revistës “Hosteni” BKSH përmend Dritëro Agollin, Niko Nikollën, Nonda Bulkën, Dionis Bubanin, Tonin Milotin, Tasim Aliajn, Pëllumb Kullën, Koço Devolen, Filip Çakulin etj.

Ndërsa ndër karikaturistët përmenden Zef Bumçi, Ilir Pojani, Shtjefën Palushi, Dhimitër Ligori, Petrit Konçi, Bujar Kapexhiu etj.

“Revista është e disponueshme nga viti 1945 deri në vitin 1989 me rreth 7239 faqe, të cilat kanë vetëm një mesazh: Buzëqeshni!”, theskon BKSH.