Bibliotekë dhe qendër multifunksionale për të rinjtë në Memaliaj

5

Të rinjtë dhe fëmijët e qytetit të Memaliaj kanë tashmë Qendrën e re Multifunksionale.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot në rrjetet sociale, si ishte në gjendje kjo godinë dhe si është transformuar pas rikonstruksionit.

“Qendra e re Multifuksionale është fryt i rikonstruksionit të godinës së harruar e të lënë në mjerim, ndërsa sot kemi aty ambiente rekreative, përfshirë bibliotekën dhe është prova më e mirë e punëve konkrete që kemi realizuar në bashkinë Memaliaj që do t’i vijojmë në mandatin tjetër me kryetarin Gjolek Guci”, tha Kumbaro.

Kjo qendër do të shërbejë, jo vetëm si vend leximi, por edhe si hapësirë multifunkisonale, ku të rinjtë angazhohen në trajnime dhe bashkëbisedime të ndryshme.

Po ashtu të rinjtë do të kenë mundësinë që nëpërmjet aksesueshmërisë në infrastrukturë, të bëhen pjesë të aktiviteteve specifike për ta.

/ata.gov.al