Blerim Destani në një tjetër film hollivudian, kësaj radhe përkrah Robert De Niros

18

Sukseset ndërkombëtare për Blerim Destanin po shtohen çdo ditë e më shumë.

Ai pak kohë më parë luajti në filmin ‘The Poison Rose’ përkrah emrave të njohur të kinematografisë botërore, Morgan Freeman dhe John Travolta.

Ndërsa, tani Destanin do ta shohim në një film të ri, bëhet fjalë për ‘The ComebackTrail’ në të cilin aktori shqiptar do të luaj së bashku me legjendën e filmit, Robert De Niro.

Këtë e ka bërë të ditur vet Blerimi në një postimi në ‘Instagram’: “Duke punuar me legjendën e gjallë Robert De Niro”, ka shkruar aktori derisa shihet gjatë xhirimeve përkrahë De Niros.