Bletërritësja 17-vjeçare/ Pasioni i adoleshentes në Përrenjas: Mos e braktisni Shqipërinë

22

Xhuana Skura është vetëm 17 vjeçe, por që në fillim të adoleshencës ajo zbuloi tek vetja një pasion, që jo çdokush e ka në moshën e saj.

Xhuanës i pëlqen të kujdeset për bletët dhe tashmë ka 20 koshere në shtëpinë e saj në Pishkash të Prrenjasit.

Xhuana sot gjendet në rrugën mes Universitetit dhe bletëve të saj, atë familje të vogël të cilën e krijoi kur ishte 14 vjeçe, por kjo duket se nuk do ta pengojë, madje është një motiv për të vijuar më tej.

“Nëse s’do të kisha ngritur këtë aktivitet familjar, ndoshta do të më duhej të shkoja jashtë shtetit për të punuar”, thotë ajo.

Xhuana fton të rinjtë të ndjekin pasionet e tyre, në vendin e tyre dhe emigracioni të mos jetë alternative jetese.