Bujqësia bio/ Fermeri nga Dimali tregon si i rrit bimët pa pesticide të dëmshme

14

Fermeri nga Samatica e Dimalit, Mariglen Ziu në njërën nga serat e tij me domate ka vendosur që bimën të mos e kurojë me pesticide dhe insekticide.

Teknikat e reja europiane, sipas Mariglenit, sigurojnë një prodhim të cilësor dhe pa mbetjet helmesh të rrezikshme.

“Për të pastruar emrin dhe namin e keq që Shqipëria ka për mbetjet e pesticideve në perime unë kam vendos të përdor këtë shirit ngjitës që garanton produkt të pastër. Pse them që bima rri e pastër? Ky shirit ka një aromë që tërheq insektin dhe insekti ngjitet këtu dhe jo në bimë për këtë arsye bima shpëton,” – thote ai.

PYETJE: Më parë si e luftoje krahëbardhën? Më të gjitha insekticidet? Dhe si rezultonte?

“Ne blinim pesticide dhe insekticide që në etiketë shënoheshin si plehra kimike por në përmbajtje ishin pesticide ose insekticide që ishin shumë të dëmshme. Shumë herë prodhimet tona bujqësore ktheheshin nga eksporti për arsye të ngarkesës së këtyre lëndëve të dëmshme,”- thotë ai.

Fermeri pret që të gjashta katet e bimës së domates të mbushen me kokrra, sipas tij pjalmimi me bletë do të shtojë sasinë e prodhimit.

“Bleta rrit prodhimin në serë. Konkretisht nëse bima ka 7 lule bleta do t’i planoi të 7 lulet ndërsa me hormone do të pllenohen vetëm 3 lule. Kështu do të kemi prodhim organik për konsumatorin”.