Bujtinat alpine në Lëpushë

68

E konsideruar si “perlë” e Alpeve Shqiptare, Lëpusha në Malësi të Madhe vijon të tërheqë vizitorë në çdo stinë të vitit.

Lëpusha është një vend i mrekullueshëm me potenciale për turizmin e natyrës dhe atë të aventurës.

Me male të larta me bllokun shkëmbor të Shenikut në Bjeshkët e Namuna dhe malet përreth, zona shquhet për kullotat e gjelbra dhe pyjet e dendur.

Dega kryesore e ekonomisë në zonë është blegtoria dhe bujqësia, por vitet e fundit po zhvillohet edhe agroturizmi.

Investimet në agroturizëm kanë ngritur në zonë edhe bujtinat e para, që kanë përshtatur ambientet për një turizëm gjithëvjetor.

Kjo zonë po tërheq mjaft vizitorë e turistë të huaj, kryesisht ata që pëlqejnë ngjitjet malore, aventurën, sportet e borës dhe natyralistët.