Burrat që martohen me gra të mençura jetojnë më gjatë

413

Mendo për bashkëshorten ideale: a është intelekti i pari, kur ju përmendni  cilësitë e saj më të mira? Nëse jo, atëherë duhet të jetë. Kërkime të reja kanë treguar se të pasurit e një guaje me mend mund të zgjasë jetën  tuaj dhe të shmangë demencen. Gjatë një bisedë me titull Demenca: Si mund ta mbrojmë veten tonë?, Profesori Lawrence Whalley, profesor emeritus në Kolegjin e Mjeksisë dhe të Jetës Shkencore pranë Universitetit të Aberdeen, tha: ‘’Një gjë për të cilin nuk i është treguar një djali se çfarë duhet të bëjë për të jetuar më gjatë –  por që duhet ta bëjë në fakt –  është se ai duhet të martohet me një grua inteligjente. Nuk ka asnjë zbutes më të mirë për demencen sesa inteligjenca.’’

Ky studim,  kryer nga Universiteti i Aberdeen, ekzaminoi shëndetin mendor të binjakëve homozigot dhe vuri re se të kesh një grua inteligjente ishte një faktor shumë i rëndësishëm në mbrojtjen ndaj sëmundjeve degjenerative. Ata vendosen që burrat që zgjedhin të martohen me gra inteligjente do të jetojnë më gjatë dhe do të bëjnë një jetesë të lumtur, dhe kanë më pak të ngjarë që të preken nga Alzhaimeri apo demenca. Kërkime të kaluara kanë provuar se lojrat që të sfidojnë inteligjencen mund të ndihmojnë në shmangien e Alzhaimerit apo demencës, kësisoj ka kuptim që një grua e cila e ndjek dhe e sfidon intelektualisht bashkëshortin, të ketë të njëjtin efekt. Është e habitshme, disa burra pavarsisht se kishin shenja të pranisë së demencës fizikisht kur u skanua truri i tyre, e megjithatë ata nuk vuanin nga ndonjë simptomë e sëmundjes. Përkundrazi ata ishin të  prirur për të qenë shumë inteligjent dhe totalisht funksional.

Të inkurajosh djemtë për të vlerësuar më shumë mendjen e një femre  sesa bukurinë e saj është një çështje e ndërlikuar. Për një kohë të gjatë kjo ka qenë një çështje feministe  e cila edhe është pranuar në masë të madhe nga njerëzit. Vajzat të cilat rriten me krenarine e inteligjences janë më të fuqishme dhe të pavarura. Djemtë të cilët ndajnë këtë mendim janë më të prirur për të mbështetur dhe krijuar një marrdhënie më të mirë me bashkëshortet dhe vajzat e tyre.

Sidoqoftë, ky studim na tregon së një burrë i cili zgjedh të vlerësoi inteligjencen kur vendos për bashkëshorten e tij, do ketë përfitime mendore e fizike.