Bursë në SHBA? Ja deri kur mund të aplikoni dhe kush përfiton

46

Ambasada amerikane në Tiranë ka informuar se aplikimet për profesionistë në fusha të caktuara, për të përfituar një bursë 42-ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të hapura deri më 10 mars.

Kandidatët pretendentë duhet të jenë të përfshirë në mënyrë aktive në programe që lidhen me pjesëmarrjen qytetare, advokacinë, organizata për edukimin qytetar, grupe për mbrojtjen e qytetarëve, aktivistë ose organizatorë komunitetesh që punojnë me komunitete të margjinalizuara.

“Ftojmë profesionistë nga Shqipëria të aplikojnë në një bursë 42-ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nëse jeni të përfshirë në mënyrë aktive në programe që lidhen me pjesëmarrjen qytetare dhe advokacinë (OJQ/Zhvillimin e Shoqërisë Civile), organizata për edukimin qytetar, grupe për mbrojtjen e qytetarëve, aktivistë dhe/ose organizatorë komunitetesh që punojnë me komunitete të margjinalizuara apo rurale, aplikoni sot për programin e Bursistëve Profesionalë”, informon Ambasada amerikane në Tiranë.

Për detaje shkoni tek faqja e ambasadës në Facebook.