Censi në Bujqësi, databazë të dhënash për fermat dhe gjedhët

18

INSTAT po përgatitet për censin në sektorin e bujqësisë.

Censi në sektorin e bujqësisë do të luajë rol vendimtar në përditësimin e informacionit statistikor të nevojshëm në nivel lokal dhe rajonal duke përpiluar një data baze të dhënash për fermat dhe gjedhët pas një periudhe 13-vjeçare.

INSTAT ka përgatitur një modul pyetjesh, të cilat janë përfshirë edhe në pyetësorin e Censit të Popullsisë dhe Banesave të zhvilluar në tetor 2023, me qëllim krijimin e listës së fermave bujqësore, e cila do të shërbejë si bazë zgjedhjeje për censin e ardhshëm të bujqësisë, kjo për arsye të mungesës së regjistrit administrativ të fermave.

Censi i Bujqësisë do të sigurojë informacione mbi module të veçanta, në të gjitha fermat bujqësore që kanë të bëjnë me: ujitjen, praktikat e menaxhimit të tokës, makineritë dhe pajisjet dhe pemëtarinë, të cilat rrjedhin nga zbatimi i rregulloreve të Komisionit Evropian mbi Vrojtimet Strukturore të Fermave, me vit reference vitin 2023, për vendet anëtare të BE.

Bujqësia është një nga sektorët më të rëndësishëm të vendit, e cila ka kontribut në 20% të prodhimit të brendshëm bruto, dhe vitet e fundit po synohet ngritja e fermave të mëdha, të cilat kombinohen me bashkimin e tokave në formë kooperativash ose investime direkte në fabrika përpunimi.

/ata.gov.al