“Colour Day Festival” vjen në Tiranë për të katërtin vit radhazi

2

Një prej festivaleve më të bukura të pranverës “Colour Day Festival” vjen për të katërtin vit radhazi në Tiranë.

Këtë vit festivali i të gjitha ngjyrave do të vijë me një risi ku hyrja do të jetë falas për të gjithë pjesëmarrësit.

“Colour Day Festival”, festa e të gjitha ngjyrave, që bën bashkë të rinjtë pasionantë, ëndërrimtarë, ata që e duan të bukurën dhe janë në kërkim të lumturisë.

Në skenë do të performojnë disa nga artistët më në zë të momentit dhe Dj e njohur që do të krijojnë një atmosferë mjaft të këndshme në një spektakël të vërtetë ngjyrash.