“Daily Express”: Shqipëria, destinacioni i pushimeve evropiane, më e lirë dhe më e bukur se Greqia dhe Kroacia

19

Shqipëria po bëhet dalëngadalë një destinacion i kërkuar nga udhëtarët evropianë, shkruan në një artikull Zak Garner-Purkis të botuar në të përditshmen britanike “Daily Express”.

Moti po bëhet më i ftohtë dhe më i lagësht në Britaninë e Madhe, kështu që askush nuk mund t’ju fajësojë që ëndërroni për pushimet tuaja të ardhshme verore.

Udhëtimi diku në Evropë është shpesh një mënyrë e shpejtë dhe e lirë për të kaluar një ose dy javë diku tjetër, veçanërisht pasi pushimet në Britaninë e Madhe mund të jenë më të shtrenjta.

Megjithatë, edhe udhëtimet në pikat e nxehta si Greqia dhe Spanja po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta për shkak të popullarizimit në mesin e pushuesve.

Vitet e fundit, vendet alternative si Kroacia dhe Turqia kanë fituar popullaritet pasi adhuruesit e diellit kërkojnë të vizitojnë një vend të ri.

Edhe pse këto mund të mos duken më si opsione të lira, ka ende shpresë për vitin e ardhshëm, pasi Shqipëria, e vendosur midis Italisë dhe Greqisë dhe një vend në rritje po bëhet një pikë e re e nxehtë.

Fluturimi nga Britania e Madhe në Shqipëri zgjat pak më shumë se dy orë, që do të thotë se është edhe në kohë, edhe financiarisht efikas.

Akoma më mirë për pushuesit është që pasi të mbërrijnë atje, kostoja e jetesës dhe akomodimit është i favorshëm në krahasim me pjesën tjetër të kontinentit.

Dy turiste nga Zelanda e Re, u shprehën të kënaqura lidhur me udhëtimin e tyre në Shqipëri.

“Ne po planifikonim të shkonim në Kroaci. Por, një nga miqtë tanë që kishte qenë në Shqipëri na tha se duhet të shkonim atje. Ata thanë se ishte si Greqia apo Kroacia, por më e lirë dhe shumë më e bukur, pasi nuk ka shumë turistë”, thane ato.

23-vjeçarja Laura Hewson dhe 22-vjeçarja Farrell Modd u tërhoqën nga peizazhi mahnitës i Shqipërisë i cili i kishte lënë pa frymë në videot e TikTok-ut.

Ajo tha se realiteti ishte krejt i njëjtë me atë që kishte parë në internet dhe ishte gjithashtu e impresionuar me mënyrën se si vendasit kujdeseshin për turistët.

“Është një vend i bukur me ujëra të pastër kristal”, tha ajo.

Dy udhëtaret shijuan plazhin në qytetin turistik të Vlorës, ku temperatura ishte mjaft e ngrohtë, rreth 19 gradë, pavarësisht se ishte mesi i nëntorit.

/ata.gov.al