“Daily Express”: Shqipëria, një nga xhevahiret e fshehura të Evropës për pushime në shtator

2

Nuk është tepër vonë për të rezervuar pushimet e shtatorit në destinacionet më të mira për këtë vit!, shkruan gazetarja Esther Marshall në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Daily Express”.

Shqipëria është renditur mes destinacioneve më të mira për pushimet e shtatorit, pasi vendi ofron klimë të ngrohtë, plazhe të bukura dhe çmime miqësore.

Shqipëria

Shqipëria padyshim që është një pretendente e vërtetë. Me plazhet që rivalizojnë fqinjët e saj mesdhetarë dhe kulturën e bollshme, është një vend që nuk duhet humbur!

Shqipëria është një vend i larmishëm me plazhe, qytete dhe male për t’u eksploruar.

Pse të mos zbuloni destinacionin e ashtuquajtur “Maldivet e Evropës”?

Turistët që kërkojnë pushime në qytet mund të rezervojnë një udhëtim në Tiranë ose të explorojnë historinë osmane të vendit në Berat.

Berati

Qyteti historik i Beratit është një nga xhevahirët e fshehur të Shqipërisë.

Berati ndodhet në lumin Osum, në Shqipërinë qendrore, rreth dy orë me makinë nga kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana.

Një vend i Trashëgimisë Botërore, Berati rrethohet nga male dhe kodra.

Një udhëtim në Berat është jashtëzakonisht i përballueshëm dhe kushton vetëm 18 paund për një natë në qytet, me mëngjesin të përfshirë.

I njohur si “Qyteti i një mijë dritareve” për arkitekturën e tij unike, qyteti ka qenë i banuar për mijëra vjet.

Pamjet nga Kalaja e Beratit, e cila daton në shekullin e XIII shfaqet mbi qytet.

Qyteti i Vjetër i Beratit është një labirint kafenesh dhe restorantesh, me shtëpi me arkitekturë osmane që i dhanë emrin qytetit.

Nëse do të qëndroni në Berat për shumë ditë, mund të bëni një udhëtim në grykën befasuese të Osumit ose të bëni një shëtitje në mal.

Shtëpitë janë të ruajtura mirë dhe shumë prej tyre kanë dekorin e tyre origjinal të gdhendjes në dru, që ofron një përvojë vërtet autentike.

Nëse kërkoni të eksploroni më shumë Shqipërinë, vizitoni kryeqytetin e saj Tiranën ose një nga vendpushimet më të mira të plazhit në Rivierën Shqiptare!

/ata.gov.al