“Daily Express”: Shqipëria – vendi magjepsës evropian më afër dhe më i lirë se Tajlanda

2

Shqipëria ofron bukurinë e Tajlandës me çmime më të përballueshme dhe një fluturim më të shkurtër nga Britania, shkruan “Daily Express”.

Me plazhe mahnitëse dhe peizazhe të pacënuara, vendi është një perlë e fshehur në Evropë. Riviera Shqiptare, veçanërisht Ksamili, njihet si “Karaibet Shqiptare” për rërën e bardhë dhe ujërat e kristaltë.

Përveç bukurisë, Shqipëria është një destinacion i lirë – një vakt për dy kushton rreth 42 paund, ndërsa shpenzimet ditore mesatarisht 40 paund për person.

Udhëtarët mund të fluturojnë në Korfuz dhe të marrin tragetin 30-minutësh për në Sarandë, duke bërë Shqipërinë një zgjedhje të lehtë dhe ekonomike për pushime të paharrueshme.

https://www.express.co.uk/travel/articles/2016956/this-lesser-known-european-coastline-perfect

Referenca: ata.gov.al