Dallëndyshja e detit krahëzezë (Glareola nordmanni), për herë të parë edhe në Divjakë

70

Pak ditë më parë organizata Shpendët e Shqipërisë ndau lajmin e një lloji të ri shpendi për Shqipërinë dhe ishte pikërisht rasti i dallëndyshes së detit krahëzezë (Glareola nordmanni) që u has në Vjosë-Nartë.

Puna për gjetjen e pranisë së këtij lloji edhe në zona të tjera të vendit vazhdon dhe deri më tani Shpendët e Shqipërisë ka arritur të vërtetojm prezencën e llojit edhe në Divjakë-Karavasta.

Me shumë gjasë edhe në këtë zonë lloji është folezues, megjithatë kërkime të mëtejshme nevojiten për vërtetimin e kësaj hipoteze.

“Këto gjetje vijnë si rezultat i punës kërkimore që po realizojmë në kuadër të projektit shkencor ELVONAL, që po zbatohet në vendin tonë dhe tashmë me aktivitet të shtuar, falë mbështetjes së qendrës për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) dhe Insititutit për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), që gjejmë rastin t’i falënderojmë dhe shprehim mirënjohjen tonë.”, njofton Shpendët e Shqipërisë./Përgatit Po.Al