Dardha, e zbardhur nga dëbora

0

Fshati turistik i Dardhës në Korçë është zbardhur nga dëbora, ndërsa rruga që të çon në këtë fshat është e hapur dhe qarkullimi i mjeteve kryhet normalisht.

Vetëm 18 km në juglindje të Korçës, Dardha vizitohet veçanërisht në këto ditë të dimrit nga qindra turistë vendas e të huaj.

Fshati turistik është një nga atraksionet turistike kryesore gjatë dimrit. Aty ndodhet dhe pista e skive që është shumë e përshtatshme për zhvillimin e sporteve dimërore, veçanërisht atë të skive.

Ky atraksion turistik ofron një klimë ideale, gjë që e bën një prej destinacioneve të preferuar gjatë gjithë vitit.

/ata.gov.al