Dashuri pa kushte, fotot që morën vëmendjen e të gjithëve

41

Fotografitë e mahnitshme të një luani tremuajsh që duket mjaft i kënaqur nga dashuria që po merr nga dy të afërmet e tij, kanë marrë vëmendje në internet.

Ato janë shkrepur në Masa Kara në Kenia dhe tregojnë këlyshin që është ulur i relaksuar mes dy luaneshave të moshuara, pak pas lindjes së diellit.

Fotografi Mark Boyd u shpreh se kishte shtatë vite që e kërkonte këtë moment tepër të veçantë dhe intim në një familje luanësh.

“Dy luaneshat e rritura janë nga Sala’s Pride dhe këlyshi është rreth tre muajsh. Ne u larguam nga kampi në të gdhirë dhe i gjetëm ata duke u pastruar dhe shtrirë ndërsa dielli po lindte”, tha ai.