“Dea Open Air 6”, filmi “Arbëria” merr çmimin e publikut

71

Në “Dea Open Air 6” çmimi i publikut shkoi për një film ndryshe, të parin në gjuhën arbëreshë dhe që quhet “Arbëria”.

Regjisorja e re kalabreze Francesca Olivieri, deshi t’i sjellë publikut një film që heton lidhjet e forta të trashëgimisë kulturore të komuniteteve arbëresh që ende mbijetojnë në disa fshatra të Kalabrisë.

Filmi trajton, nëpërmjet protagonistes Aidës, një kulturë që rrezikon të zhduket në peshën e një kulture globale homologe.

Konflikti i vjetër sa jeta mes traditës dhe modernitetit bëhet e dukshme në një zonë gjeografike dhe sentimentale, në atë të Arbërisë, e cila në fakt nuk ekziston. Dhe për prodhuesit ky film nuk ka qenë një ndërmarrje e lehtë.

Filmi do të ketë rrugëtimin në festival të tjera, duke e njohur publikun, jo vetëm me Kalabrinë, por edhe me realitetin e kinemasë kalabreze.