Pukë – Mirditë, kamerat-kurth të PPNEA-së shkrepin mbi 300 foto të jetës së egë

54

Sezoni i monitorimit të jetës së egër në rajonin Pukë-Mirditë është mbyllur me sukses, plot me foto dhe video spektakolare, të cilat nuk janë shkrepur e filmuar kurrë më parë.

Gjatë këtij monitorimi janë shkrepur mbi 300 foto të llojeve të ndryshme, ku mbizotërorn rrëqebulli i Ballkanit, xhevahiri i maleve tona. Ja disa nga fotografitë më të spikatura të sezonit te monitorimit dimër – pranverë 2019 si dhe disa foto nga procesi i monitorimit të kutisë – kurth.

“Fatkeqësisht, këtë vit nuk patem fatin qe të kapim një individ të rrëqebullit të Ballkanit, por kemi evidenca ku rrëqebulli iu afrua kutisë kurth”- shprehen PPNEA në facebook.

Ky monitorim u realizua në kuadër të “Programit për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit – Faza IV”, mbështetur nga fondacioni Euronatur.