Dëshmia e penalitetit në e-Albania u kurseu qytetarëve mbi 47 milionë lekë

26

Falë e-Albania 112 411 dëshmi janë dhënë me vulë elektronike duke eliminuar 12.8 vite kohë pritje në radhë.

Pajisja me dëshmi penaliteti ka qenë dhe është nga dokumentet më të kërkuara nga qytetarët në platformën e-Albania. Dikur dokumenti merrej me postë pas 15 ditësh dhe me para, pa llogaritur pritjet në radhë. Falë platformës e-Albania, nga janari 2020 dëshmia e penalitetit merret online, me vulë elektronike dhe pa pagesë, duke u kursyer qytetarëve mbi 47 milionë lekë.

Dëshmia e Penalitetit gjenerohet maksimumi brenda 5 ditësh në seksionin “Dokumentet e mia”, në e-Albania.

“Falë e-Albania, qytetarët kanë kursyer para dhe kohë! Janë eliminuar 12.8 vite kohë pritje në radhë. Vetëm gjatë vitit 2020 në platformë janë gjeneruar 74,320 dëshmi penaliteti, për të cilat dikur qytetarët: Duhet të mbanin radhë në postë; Duhet të paguanin 420 lekë dhe duhet të prisnin 2 javë për të marrë dëshminë. SOT, falë e-Albania, dokumenti merret brenda 5 ditësh, pa para, pa dokumente shtesë, nga Smartphone apo kompjuteri”.