Diplomohet në moshën 89 vjeçare/ Historia e pazakontë e gjyshit sicilian. Nga fermer në nënkryetar bashkie

15

Angelo Censoplano, i njohur për të gjithë si gjyshi Angelo, është një shembull i vërtetë pasioni dhe përkushtimi, i cili na tregon se nuk është kurrë vonë për të ndjekur ëndrrat.

Në fakt, në moshën 89 -vjeçare, ai nuk pushoi së studiuari dhe dy gradave që kishte arritur më parë, asaj në “Shkencat e Biznesit, Menaxhimi dhe Organizimi” dhe asaj në “Marrëdhëniet Ndërkombëtare”, iu ka shtuar një arritje të tretë.

Kjo e fundit është një diplomë në master; “Pajtueshmëria, Zhvillimi i Biznesit dhe Parandalimi i Krimit” nga Departamenti i Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Palermos, me një tezë të titulluar “Mbrojtja e mjedisit dhe menaxhimi i mbeturinave”.

Censoplano filloi të punojë shumë herët dhe deri në moshën 18 vjeç ai ishte një fermer, pastaj u regjistrua te karabinierët dhe filloi shërbimin në pjesë të ndryshme të Italisë. Si pensionist, iu përkushtua një karriere politike në vendin e tij, Terrasini, në Sicili, ku ishte edhe këshilltar i qytetit dhe nënkryetar i Bashkisë.

Burimi origjinal: positizie.it