Disa sjellje të pazakonshme që tregojnë se jeni më inteligjent se sa mendoni

55

1.Jeni shakaxhi

Një studim i dalë nga Universiteti i New Mexico konstaton se njerëzit e zgjuar janë më shakaxhi se njerëzit mesatar.

2.Ju mbani një macë

Sipas një studimi të 600 studentëve të kolegjit, të cilët u identifikuan si “dashamirës të maceve” – rreth 11 përqind – raportuan tipare që lidhen me inteligjencën e lartë. Sidoqoftë, dashamirët e qenve janë më të shoqërueshëm, energjikë dhe të bindur ndaj rregullave.

3.Rrini zgjuar deri në orët e vona

Njerëzit që rrinë zgjuar deri vonë, sipas studimeve, janë më inteligjentë.

4.Jeni të vetëdijshëm për gjërat që nuk i dini

Inteligjentet nuk thonë se i dinë të gjitha dhe janë të vetëdijshëm për këtë.

5.Jeni shumë kurioz

Një mendje aktive ka tendencë të jetë shumë kurioze. Tomas Chamorro-Premuzi, një profesor i psikologjisë në Universitetin e Londrës, e etiketon këtë si epërsi e inteligjentëve ndaj njerëzve të tjerë. Këta individë fitojnë më shumë njohuri me kalimin e kohës duke e mbajtur trurin e tyre të angazhuar.

6.Ju dashuroni, nuk luftoni
Një prirje për grindje fizike dhe sjellje të dhunshme është e lidhur me inteligjencën më të ulët. Të burgosurit me rezultate më të ulëta të inteligjencës kanë kryer shumë më tepër dhunë sesa të burgosurit mesatarë dhe me inteligjencë të lartë.