Në vend të kafesë, ja ushqimet që japin shumë energji

39

Kur vjen puna tek kafeja, në botë ashtu si edhe në Shqipëri identifikohen lehtë tre kategori njerëzish: ata që nuk e imagjinojnë jetën pa kafe, ata që nuk e pinë kurrë kafenë dhe ata që duan të heqin dorë prej saj, por nuk e marrin guximin.

Më poshtë gjeni produktet më të mira natyrale që vetëm të japin energji njësoj si kafeja, por pa efektet anësore.

Rukola Dhe Barishtet

Janë të plotfuqishme përsa i përket energjisë që i japin organizmit. Rukola, rradhiqet, lakrat e egra, lakrat e zakonshme, lakrat e vogla, lulelakra, brokoli, etj kanë në përmbajtjen e tyre disa elemente shumë të fuqishme.

Këto quhen ‘glukosinolate’ dhe i japin të gjelbërave atë shijen e hidhur, aromën e veçantë dhe vlerat e jashtëzakonshme ushqimore. Zemra do të pompojë fort dhe trupi do të jetë në gjendje për të përballuar lodhjen.

Lëngu i Panxharit.

Panxhari është ushqimi kryesor që të duhet nëse ke nevojë për energji. Panxhari ka nivelin më të lartë të molekulave të oksidit nitrik, që ushqen enët e gjakut dhe si rrjedhojë rrit efikasitetin dhe gjallërinë.

Vitamina B12.

Kjo vitaminë njihet ndryshe si Vitamina e Energjisë. Nëse ndihesh i/e përgjumur, atëherë trupi ka nevojë për vitaminën B12. Këtë vitaminë e gjen tek vezët, mishi, peshku, produktet e bulmetit, disa lloje kërpudhash dhe soja.

Fasulet, Avokado, Qiqrrat.

Të gjitha produktet e pasura me Vitaminën B mundësojnë rritjen e energjisë, ndërsa enzimat folike të B9 janë të pazëvendësueshme për sintezën e ADN-së dhe funksionimin e mirë të trurit. Vitamina B9, B12 dhe B6 kosiderohen tre musketierët e vitaminave që janë përgjegjës për mbajtjen nën kontroll të niveleve të larta të homocistinës që shoqëron sëmundjet e zemrës.

Hurmat e Arabisë

Ato janë të mbushura me sheqerna natyralë që përfshijnë: fruktozën, sukrozën dhe glukozën. Kjo i bën ato një ushqim të favorshëm për ata që kanë nevojë të rrisin nivelet e energjisë. Hiqni dorë nga ëmbëlsirat e shpejta që premtojnë energji dhe konsumoni disa hurma Arabie. Fibra që ato përmbajnë do të parandalojnë shpërthimet e pakontrolluara të sheqerit në gjak siç ndodh me ëmbëlsira të tjera