Dita Botërore e Ruajtjes së Natyrës, AKZM sjell 5 fakte pse duhet mbrojtur natyra

5

Dita Botërore e Ruajtjes së Natyrës rikujton më 28 korrik të çdo viti, se një shoqëri është e shëndetshme dhe e qëndrueshme, kur mjedisi në të cilin ajo jeton dhe punon është i shëndetshëm.

Kjo datë shërben për të informuar dhe ndërgjegjësuar komunitetet në mbarë botën, mbi rëndësinë e tokës, ujit dhe ajrit.

Sot Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura sjell 5 fakte mbi arsyet përse gjithmonë e më shumë bota duhet të perqendrohet në konservimin dhe mirëmenaxhimin e aseteve natyrore.

∙ Nevojiten më shumë zona të mbrojtura mjedisore. Vetëm 12,5% e sipërfaqës së Tokës, i dedikohet rezervateve natyrore.

∙ Zhdukja po ndodh në një shkallë masive. Rreth një milion lloje bimësh e kafshësh janë pothuajse të zhdukur.

∙ Popullsia e kafshëve të egra është ulur ndjeshëm. Sipas WWF ulja e popullsisë së kafshëve, llogaritet me 68%, nga 1970-2016.

∙ Speciet e ujërave të embla po zvogëlohen më shpejt.

∙ Kafshët dhe bimët e një ekosistemi varen nga njëra tjetra për mbijetesën e tyre.

/ata.gov.al