Dita Botërore e Zemrës: Disa këshilla që ndihmojnë funksionimin e saj

261

Dita Botërore e Zemrës mbahet në nivel global çdo vit më 29 shtator, me qëllimin kryesor të saj ndërgjegjësimin informimin dhe edukimin e njerëzve lidhur me sëmundjet kardiovaskulare (SKV), të cilat janë shkaku kryesor i vdekjeve në të gjithë botën. Dita Botërore e Zemrës gjithashtu, synon të promovojë masa parandaluese që zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Bëhuni aktiv

Zemra është muskul dhe i duhet stërvitja për të qenë në formë që me secilën rrahje të mund të pompojë gjak në mënyrë efikase në gjithë trupin tuaj. Ju duhet të synoni të stërviteni intensivisht së paku për 30 minuta në ditë. Nëse kjo ju duket shumë filloni ngadalë dhe gradualisht shkoni duke e rritur. Të jesh në formë jo vetëm që ndihmon shëndetin fizik tuaj, por gjithashtu përmirëson edhe shëndetin mental dhe mirëqenien tuaj.

Qeshni sa më shumë

Kur hulumtuesit nga Universiteti i Maryland në Baltimore në “Medical Center” kanë testuar koeficientët e “humorit” të 300 njerëzve, dhe ata zbuluan se ata me sëmundje të zemrës kanë qenë 40 % më pak të predispozuar për të qeshur krahasuar me ata persona që nuk kanë probleme kardiovaskulare. “Të qeshurit nuk është zëvendësim për ushqimin, por duke e ushtruar ndihmon në kontrollin e presionit të gjakut dhe nivelin”, thotë autori i studimit Michael Miller, MD, drejtor i Qendrës së universitetit për Parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare. “Por, duke shijuar disa buzëqeshje çdo ditë nuk mund t’ju bëjë keq, dhe hulumtimet tona tregojnë se ajo mund të ndihmojë për shëndetin e zemrës tuaj.

Shmangni alkoolin e tepërt

Këshillë tjetër që u jepet këtyre personave është të mos ndërpresin përdorimin e aspirinës. Ky kujdes duhet të vazhdojë dhe më pas kur temperaturat të rriten, sidomos në stinë e verës. Kur temperaturat shkojnë mbi 36 gradë celsius. Këta duhet të tregojnë kujdes, sidomos në periudhën e plazhit, duke evituar futjet e menjëhershme në ujë dhe orët e pikut, kur temperaturat janë shumë të larta. Në këtë periudhë të vitit u rekomandohet përdorimi i ushqimeve me kripë, shumë lëngje dhe fruta-perimeve, por nuk u rekomandohet alkooli.

Shmangni tejngopjen

Ndalo së ngrëni kur të kuptosh se jesh ngopur në masën 80%. Banorët e Okinavas, në Japoni, kanë nivelin më të ulët të obezitetit në botë, si dhe më të lartin e jetëgjatësisë. Kështu, përveçse do të keni një peshë e shëndetshme, metabolizmi juaj do të punojë më pak dhe trupi po ashtu do të stresohet më pak.

Dieta

Përdorni një dietë të pasur me fruta, perime, drithëra, peshk që mbrojnë zemrën. Limitoni konsumimin e yndyrave, si mish, djathë, gjalpë, qumësht. Përdorni groshët dhe thjerrëzat në vend të mishit. Frutat dhe perimet janë parandaluesit kryesorë jo vetëm të sëmundjeve të zemrës por edhe të kancerit, shprehet kardiologët.

Zvogëloni marrjen e kripës

Kripa e tepërt shkakton rritjen e presionit të gjakut, gjë që rrit rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve koronare të zemrës. Rri larg ushqimeve të kripura dhe shikoji gjërat para se t’i blesh, nëse kanë përmbajtje të lartë të kripës. E ndoshta edhe gjërat që na duken të shëndetshme kanë sasi të lartë të kripës, kështu që shikoni përmbajtjen e tyre.

Hani tre arra në ditë

Ato zotërojnë pjesën më të madhe të vetive që luftojnë sëmundjet, e midis tyre edhe substancat kundërplakjes. Spas Universitetit Scranton në Shtetet e Bashkuara, tre arra në ditë janë të mjaftueshme për të pasur përfitimet kryesore të cilësive të këtij fryti.

Shkoni në krevat një orë më herët

Mungesa e gjumit mund ta ekspozojë shëndetin tuaj ndaj depresionit dhe sëmundjeve kardiake. Një modifikim i vogël mund të bëjë diferencën. Një studim nga “Harvard Business School”, në Shtete e Bashkuara, tregoi se personat që zakonisht flenë më pak se shtatë orë në natë, janë më të rrezikuar nga infarktet dhe trompoza në tru.

Besoni në Zot

Më shumë se 1.000 studime kanë gjetur një lidhje midis besimit dhe jetëgjatësisë. Mendohet se pasja e bindjeve të konsoliduara, i ndihmon personat të menaxhojnë më mirë problemet emotive, duke përmirësuar njëkohësisht problemet e zemrës, të frymëmarrjes dhe ato të tretjes.