Dita e Verës në Elbasan

27

Qyteti i Elbasanit mikpriti sot qytetarë të shumtë nga i gjithë vendi, të cilët iu bashkuan festimeve për Ditën e Verës.

Dita e bukur plot diell shtoi ngjyrat në qytetin e zbukuruar për festë me dekore shumëngjyrëshe ku lulet ishin kryefjala.

Festimet vijuan përgjatë gjithë ditës, pas një natë të jashtëzakonshme ku mijëra njerëz e pritën zgjuar ditën e verës.

Vëmendjen e qytetarëve e tërhoqi edhe panairi i zejeve si dhe festivali i ballokumes.

/ata.gov.al