Ditë historike për Kosovën! Kuvendi miraton formimin e ushtrisë

83

Ditë historike për Kosovën. Tashmë shteti më i ri në Evropë është bërë me ushtrinë e tij.

Kuvendi i Kosovës miratoi ligjin që bën të mundur transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri. Ligji u miratua me 106 vota pro, asnjë kundër.

Transformimi i tërësishëm i FSK-së në ushtri është një proces që mund të zgjasë 7-10 vite.

Disa ditë më parë nga Amerika në Kosovë, kanë arritur 24 automjete ushtarake “Humvee”. Këto automjete i kanë kushtuar buxhetit të Kosovës rreth 7 milionë euro.

FSK do të marrë edhe 27 automjete të tjera “Humvee”, të cilat janë donacion nga Ushtria Amerikane.