Bimë mjekësore shqiptare, ndër më të kërkuarat në botë, rekord eksportesh në nëntor

29

Në rajonin e Vlorës eksportet e bimëve mjekësore u rritën në 349 tonë në javën e fundit të muajit nëntor të këtij viti, kundrejt 290 tonëve që ishin në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Aktualisht në këtë qark, janë rreth 850 hektarë të mbjellë me bimë mjekësore të llojeve të ndryshme.

Eksportet e bimëve mjekësore nga rajoni i Vlorës janë të orientuar kryesisht drejt tregut rajonal dhe europian, që nga Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Polonia, Gjermania etj.

Eksporti vjetor (2019) shënoi mbi 900 tonë bimë mjekësore.