Do t’ja heqim “kurorën” këtij virusi! Apeli i mjekëve për qytetarët (FOTO)

82

Mjekja gjinekologe në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, në Tiranë, Anika Dokle apeloi qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, pasi kështu ata do të japin kontributin e tyre për të mos përhapur COVID-19.

“Të gjithë bashkë do tja dalim. Ne nga spitali ju nga shtëpia do tja heqim “kurorën” këtij virusi”, shkruan Dokle.

OBSH ka shpallur pandeminë nga COVID-19 që do të thotë se bota ka transmetim komunitar në më shumë se 2 kontinente.

Mjekët apelojnë se kjo është një situatë që duhet vlerësuar me seriozitet dhe masat që janë marrë për distancimin social duhet të merren me seriozitet.