Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa euroja qëndroi në të njëjtat pozita.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një dollar u këmbye sot me 93,71 lekë, ose 0,23 lekë më tepër se një ditë më parë. Një euro u këmbye me 98,22 lekë.
Paundi britanik dhe franga zvicerane humbën terren.
Një paund u këmbye sot me 118,44 lekë ose 0,76 lekë më pak se dje, ndërsa franga zvicerane u këmbye me 104,87 lekë ose 0,69 lekë më pak se një ditë më parë.
Referenca: ata.gov.al