Durrës, përpunohen 4 anije tregtare në kalatat portuale

20

Në kalatat portuale të portit të Durrësit po përpunohen sot 4 anije tregtare.

Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se “dy anije janë në proces përpunimi me mallra gjenerale, si melaminë të paketuar në lidhje dhe paleta. Gjithashtu në kalatën 2 ndodhet anija “Omskiy” nga e cila po shkarkohen 3258 tonë grurë”.

Sipas APD-së, në kalatën 6 po përpunohen 707 konteinerë, ndërsa 1 anije tregtare ndodhet në pritje për t’u ankoruar dhe përpunuar në orët në vijim.

Transporti i mallrave me konteinerë është një ndër format më të sigurta dhe më të kërkuara sot në transportin detar. Në vitin 2023 në portin e Durrësit u përpunuan 184.017 njësi konteinerike.

Me vënien në funksion të sistemit operativ online Navis 4, ofrohet një standard i ri pune në fushën e përpunimit të kontejnerëve në portin e Durrësit.

Porti i Durrësit është më i madhi në vend. Anijet tregtare që transportojnë mallra nga/drejt Durrësit kanë lundruar deri tani nga/drejt 67 porteve në 24 vende të botës.

/ata.gov.al