Durrës, rreth 1.7 milionë tonë mallra me konteinerë u përpunuan në 10 muaj

8

Në Terminalin e Konteinerëve në Portin e Durrësit përgjatë 10 muajve janar-tetor 2023 janë përpunuar rreth 1,750,000 tonë mallra me konteinerë.

Sipas APD-së, përpunimi i këtyre mallrave me konteinerë reflekton një rritje prej 28% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit parardhës.

Në Terminalin e Konteinerëve në Portin e Durrësit  prej 1 viti e gjysmë është vënë në funksion Sistemi Operativ online Navis 4. Falë këtij sistemi, operatorët, përdoruesit dhe agjencitë ligjzbatuese planifikojnë më mirë të gjitha veprimet logjistike dhe ato të kontrollit për çdo konteiner në import – eksport – magazinim.

Po ashtu falë këtij sistemi ka ulje të kohës së përpunimit të mallrave dhe ulje e pritjes për transportuesit, rritje e performancës së stafit dhe mekanizmave, siguri, kontroll dhe analizë risku nga agjencitë ligjzbatuese, gjurmueshmëri e çdo veprimi logjistik dhe transparencë financiare dhe lehtësim i operimit 24/7.

Porti i Durrësit është më i madhi në vend. Anijet tregtare që transportojnë mallra nga/drejt Durrësit kanë lundruar deri tani nga dhe drejt 67 porteve në 24 vende të botës.

/ata.gov.al