Durrësi “merr kurorën”, më i vizituari këtë sezon veror. Veriu “në fron” gjithashtu, thith gjithë të huajt

28

Durrësi është qyteti me rritjen më të madhe të vizitorëve këtë sezon veror dhe si i tillë i ka dhënë peshë gjithë rajonit qendror. Të dhënat e Institutit të Statistikave për strukturat akomoduese në korrik treguan se në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë rajoni qendër ku bën pjesë Durrësi u rrit me 50 për qind,.

Veriu, shkruan Monitor ka pasur një rritje modeste prej 3% në korrik 2022 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa Jugu sipas statistikave ka mbetur në të njëjtat shifra sikurse viti 2021, kjo për shkak të çmimeve më të larta.

Vizitorët jo-rezidentë u rritën me 23% në rajonin qendër në korrik 2022 krahasuar me 2021-SHin. Turoperatorët në fakt raportuan se për Durrësin vetëm kishte një kërkesë 30% më të lartë sesa kapaciteti akomodues i qytetit. Heqja e kufizimeve të pandemisë dhe çmimet më të arsyeshme në raport me shërbimin që ofrohet duket se nxitën kompanitë e huaja që ta kthenin në një destinacion të rëndësishëm. Durrësi edhe pse jemi në shtator vijon të ketë shkëlqimin e pikut të sezonit ku referuar fluturimeve nga Rinasi rezultojnë të paktën 14 chartera nga Polonia, Norvegjia e Suedia të gjithë pjesë e turizmit të organizuar.

Veriu është dhe rajoni më interesant për të huajt, duke tërhequr 41% të totalit, ndërsa qendra 31% dhe jugu 28%./Monitor