Dy shqiptarë dhurojnë 58 laptop për studentët e universitetit të Durrësit

15

Dy shqiptarë të SHBA-së do të dhurojnë 58 laptop për Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Durrës.

Filger dhe Eda Prifti janë dy shqiptarët që jetojnë në Boston që bashkë me kompaninë Vestmark kanë mundur të sigurojnë sasinë e kompjuterave që do të jenë ndihmë për studentët ekselentë të universitetit të cilët vijnë nga familje në nevojë e që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të shkuar.

Lajmin e ka publikuar Mark Kosmo i cili shkruan se “The Global Albanian Foundation” ka marrë përsipër transportin e tyre që pritet të mbërrijnë këtë javë në Shqipëri.