Dy të rinj shqiptarë fitojnë garën e arkitekturës në shkollën më të mirë në planet

159

Gjermani/ Informacionet e fundit nga BAUHAUS, shkollë kjo e projektimit, e themeluar nga Walter Gropius, në Weimar të Gjermanisë, më 1919, e njohur si Shkolla më e mirë në planet, me dizajnin dhe arkitekturen e objekteve bazuar në funksionalizëm dhe thjeshtësinë e saj, ka bërë të ditur se dy studentët kosovarë kanë fituar garën e arkitekturës për 100-vjetorin e BAUHAUS.

Pa dyshim që studentët kosovarë shpeshherë janë bërë lajm, pasi kanë triumfuar në gara të mëdha gjithandej botës. Por, së fundi Urta Halili dhe Kastriot Mavraj janë dy histori suksesi në fushën e akitekturës.

Kjo garë, ku dy studentë kosovarë të arkitekturës e fituan, ishte një konkurs studentor për dizajnimin e shkollës së re të së ardhmes, “Bauhaus Node”. Kjo garë ishte organizuar për 100-vjetorin e Bauhaus, “Bauhaus Neue – Farming future of design education”. Dy të rinjtë kosovarë studiojnë në Universitetin Politeknik të Milanos, “Politecnico di Milano”.