Pas 19 kabineteve të reja në Tiranë, Shkodër, Elbasan dhe Durrës, vitin e ri shkollor do të dyfishohen kabinetet e reja dentare në shkolla.
Shërbimi dentar për fëmijët, me kabinete të reja dhe dy njësi stomatologjike të lëvizshme, ku përgjatë këtij viti shkollor që sapo u mbyll, janë kryer mbi 200 mijë vizita, depistime dhe procedura dentare për nxënësit e shkollave.
Programi i shërbimit stomatologjik shkollor dhe ai i kujdesit për shikimin, iu shërbejnë rreth 230 mijë fëmijëve të grupmoshës 6-14 vjeç.
Pas ngritjes së kabineteve të reja dentare në shkollat e Tiranës, Elbasanit, Shkodrës dhe Durrësit, prej muajit shkurt ka nisur edhe ofrimi i një shërbimi të ri dentar për fëmijët e shkollave, kryesisht në zonat rurale, me dy njësi të lëvizshme dentare, ku janë kryer rreth 5 mijë depistime, teksa do të vijojë zgjerimi i këtij shërbimi me 18 kabinete të reja dentare gjatë vitit 2023 edhe në qarqe të tjera të vendit.
/ata.gov.al