E rrallë/ Foshnja shqiptare lind me një dhëmb në gojë

100

Një foshnjë e veçantë ka ardhur në jetë në Prizren. Vogëlushja Amelia Krasniqi ka ardhur në jetë më 7 janar 2019, por jo si çdo fëmijë. Ajo ka lindur me një dhëmb në gojë. Lindja e saj ka befasuar mjekët dhe familjen, dhe është kthyer në lajm në të gjitha mediat kosovare.

I ati i vajzës, Arif Krasniqi ka thënë për 04 online se Amelia ka ardhur në jetë me një dhëmb të dalë para kohe, pavarësisht se foshnjave dhëmbët nisin tju dalin pas 6 muajsh. Mjekët thonë se foshnjës duhet t’i hiqet dhëmbi për të hequr rrezikun se mund t’i bierë dhe t’a gëlltitë.

Rast i rrallë, por interesant.

Shënim: Publikimi i fotografisë është bërë me lejen e prindërve të vogëlushes.