Edicioni i 13-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut

152

“International Human Rights Film Festival Albania” do të sjellë për herë të 13-të në Tiranë filma dhe krijues nga e gjithë bota, të cilët trajtojnë temën e të drejtave të njeriut.

Gjermania është këtë vit partneri kryesor i festivalit. Angazhimi në fushën e të drejtave të njeriut është një kolonë e rëndësishme e politikës së jashtme gjermane.

Mbështetja për International Human Rights Film Festival Albania është pjesë e angazhimit të shumëfishtë gjerman në Shqipëri dhe bashkëpunimit shumëvjeçar me Akademinë e Filmit dhe Multimedias “Marubi”.

Festivali çel edicionin e 13-të në datë 17 shtator e do të vazhdojë për publikun deri më 22 shtator.