Ekologjike, gjethe në vend të qeseve plastike

93

Disa supermarkete në Vietnam i janë bashkuar fushatës për përdorimin e produkteve ekologjike për mbajtjen e perimeve, në një përpjekje për të mbrojtur mjedisin.

Tre rrjetet më të mëdha të supermarketeve në Vietnam kanë filluar të përdorin gjethet e bananeve në vend të qeseve plastike për të futur perimet.

Ky veprim është pjesë e përpjekjeve për të përdorur produkte ekologjike, jo vetëm për perimet, por gjithashtu edhe për mishin e freskët.

Një prej këtyre supermarketeve gjithashtu shet pipa prej letre dhe kuti ushqimi të bëra prej mbetjeve të kallamit të sheqerit, ndërkohë që vezët mbahen në kuti prej letre dhe jo kuti plastike.

Ai po u ofron blerësve çanta biodegraduese të bëra me miell misri.