Ida Gjergji, një vajzë e apasionuar pas teknologjisë, 4 vite më parë udhëtoi nga Shkodra në Stamboll për të studiuar në një prej universiteteve më të mira në Turqi, por dhe në botë, Universiteti Teknik i Stambollit (ITU).
Këtë qershor ajo i ka kurorëzuar studimet e saj me notën maksimale, duke u renditur e para.
3500 studentë u diplomuan këtë vit në Universitetin Teknik të Stambollit që është themeluar që në 1773. Ida Gjergji vendosi një rekord.
“Çdo vit renditet një student më i mirë. Me 4.0 janë të rrallë. Këtë vit ishte pak më ndryshe, sepse ishte një vajzë që arrinte 4.0 pas 9 vjetësh”, tregon Ida.