Eksportet bujqësore, rritje me 19% gjatë 10-mujorit

4

Eksportet bujqësore vijuan rritjen edhe gjatë 10-mujorit të këtij viti.

Eksportet shënuan 19% rritje në sasi gjatë periudhës janar-tetor, krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Politikat e mbështetjes ndaj fermerëve, bujqësisë dhe zhvillimit rural, kanë nxitur prodhimit vendas, rritjen e cilësisë dhe të standardeve për produktet “Made in Albania”, që po konkurrojnë për cilësinë e lartë edhe në tregjet e sofistikuara me vlerë të shtuar të Evropës dhe më gjerë.

Referenca: ata.gov.al