Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike gjatë tremujorit të dytë të këtij viti u rrit me 37.8 %, duke arritur vlerën 2.269 GWh nga 1.647 GWh energji të prodhuar në tremujorin e dytë të vitit 2022.
Sipas raportit të publikuar nga INSTAT, ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 52.3 %, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 46.5 % dhe nga të tjerë prodhues (fotovoltaik) në masën 1.2 % të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.
Të dhënat tregojnë se importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje), në tremujorin e dytë të vitit 2023, arriti vlerën 355 GWh nga 664 GWh që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar kështu një rënie me 46.5 %.
Eksporti bruto i energjisë elektrike (energji në dhënie) arriti vlerën 786 GWh nga 415 GWh duke shënuar një rritje me 89.4 %.
/ata.gov.al