Ekspozita e katërt e grupimit artistik “Muri” në Galerinë e Arteve

5

Grupimi artistik “Muri” i përbërë nga 11 artistë shqiptarë të Arteve pamore, çeli mbrëmë ekspozitën e katërt në Galerinë e Artit Tiranë. Artistët sollën punimet e tyre të fundit, të cilat i prezantohen publikut kryeqytetas për herë të parë.

Ekspozita ne GAT vjen e kuruar nga piktori Adi Devolli dhe do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 29 maj.

Në të marrin pjesë Adrian Devolli, Arben Meksi, Fatmir Minga, Fatmir Tufina, Idriz Balani, Leon Çika, Luan Boriçi, Llambrini Dena, Marjana Goxhabelliu, Mira Kuçuku e Violeta Kongo.

Tematikat në punime kanë qenë të lira. Dy nga pjesëmarreset në ekspozitë janë qeramistet Mira Kuçuku dhe Llambrini Dena, Idriz Balani që është skulptor dhe autorët e tjerë janë piktorë.

/ata.gov.al