Ekspozitë me rastin e 110-vjetorit të Gjykatës së Lartë

1

Ekspozita “Drejtësia në sytë e një piktori”, përgatitur me rastin e 110- vjetorit të Gjykatës së Lartë, në ambientet e jashtme të gjykatës, do të jetë e hapur për publikun, në datat 5 dhe 6 maj.

Përveç pikturave, ekspozita ofron për publikun edhe një sërë dokumentesh historike të siguruara në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, në të cilat pasqyrohen foto dhe akte juridike që datojnë në periudha të ndryshme gjatë historisë 110-vjeçare të Gjykatës së Lartë.

Ekspozita është punuar nga nxënësit e Liceut Artistik “Jordan Misja”, gjimnazit “Sami Frashëri” dhe shkollave 9 vjeçare “Jeronim de Rada”, “Mihal Grameno”, “Kosova”, “Osman Myderizi” dhe “Vasil Shanto”.

/ata.gov.al