Elhaida Dani, në Kanada për muzikalin ”Notre Dame de Paris”

240

Këngëtarja shqiptare Elhaida Dani ndodhet prej disa ditësh në Kanada në kuadër të turneut muzikor «Notre Dame de Paris».

Muzikali është i shkruar nga muzikanti Riçardo Koçiante dhe tekstshkrues është Luc Plamondon. Elhaida u ftua nga të dy autorët e projektit për të luajtur rolin e Esmeraldës në muzikalin e famshëm botëror i cili është pjesë e librit Guinness.

Prej vitit 2016, Elhaida Dani dhe “Notre Dame de Paris”, po udhëtojnë anekënd botës duke e prezantuar përpara artdashësve në Francë, Lebanon, Rusi, Taiwan, dhe stacioni i fundit ështa Kanadaja.

Ky është prej spektakleve më të mëdha në botë ndaj edhe trupa përfaqësuese është mjaft profesionale.

Ndërkohë që turi vazhdon, pas shfaqjeve në Quebec në “Grand Théâtre de Québec”, datat e spektaklit të Montreal do të jenë më 8, 15 dhe 20 shtator, ndërsa në Otawa Elhaida do të jetë më 17 tetor.