Muzeu virtual në vendvarrimin e Skënderbeut, spektakël imazhesh historie

0

Në vigjilje të ditës së shënuar kombëtare të “Besëlidhjes së Lezhës”, ndahen pamje të muzeut virtual në vendvarrimin e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Muzeu virtual në vendvarrimin e Skënderbeut ofron një spektakël imazhesh historie.

Besëlidhja e Lezhës përbën një prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë së Mesjetës. Ishte 2 marsi i vitit 1444, kur Gjergj Kastrioti, pas kthimit nga Turqia, për herë të parë mblodhi në një kuvend të gjithë princat shqiptarë, me qëllim përballimin e sulmit otoman.

/ata.gov.al