“Elvisi kthehet në shtëpi”, filmi shqiptar vlerësohet në Portugali

27

“Elvisi kthehet në shtëpi”, filmi me regji të Fatmir Koçit, është vlerësuar me çmimin special të jurisë, në edicionin e 23-të të AVANCA Film Festival, në Portugali.

Pas përzgjedhjes në 20 kompeticione zyrtare, ky është vlerësimi i 8-të ndërkombëtar për këtë film

Filmi trajton fatin e disa fëmijëve jetimë nga lufta të mbetur në rrugë, ndërkohë që me ta takohet një imitues i Elvis Presley-t, që zbret në Ballkan për të argëtuar trupat britanike.  Spikat në këtë film interpretimi I aktorit Dritan Kastrati.