Revolucion në shkencë, zbulohet deshifruesi i trurit

15

Zbulohet një deshifrues për trurin. Është një pajisje që përkthen sinjalet elektrike të trurit të lidhura me dëgjimin dhe përgjigjen e një pyetjeve në kohë reale dhe i transkripton ato në diagrame.

Detajet e pajisjes janë ilustruar në studimin e botuar në revistën ”Nature Communications” nga grupi i Universitetit amerikan të Kalifornisë në San Francisko, të koordinuar nga Edward Chang.

Kjo risi përbën një hap përpara për të kuptuar dhe trajtuar disa sëmundje neurologjike.

Autorët e hulumtimit monitoruan, përmes elektrodave, aktivitetin e trurit të tre pacientëve epileptikë që iu nënshtruan disa testeve klinike, gjatë të cilave ata dëgjuan një seri pyetjesh të paracaktuara dhe përgjigjet e formuluara.

Duke përdorur vetëm sinjalet nervore të regjistruara, studiuesit ishin në gjendje të dallonin ato që lidhen me dëgjimin në lidhje me impulset elektrike që lidhen me përgjigjet verbale.

Korteksi cerebral është formuar nga zona të dallueshme, në të cilat neuronet kodojnë një paraqitje të dialogëve si fjalët që dëgjojnë ashtu edhe ato që flasin”, shpjegojnë studiuesit.

”Prandaj, të qenit të aftë për të regjistruar këtë veprimtari të trurit në një farë mënyre mund të ndihmojë në deshifrimin në kohë reale të gjuhës së trurit me një saktësi prej rreth 60%”, përfunduan autorët.ë