Ermonela Jaho mahnit Mynihun me “Suor Angelica”

203

Ermonela Jaho interpretoi në mënyrë të jashtëzakonshme në rolin e Anxhelikës, duke përcjellë një brishtësi të thellë përmes një toni plot dritë dhe më pas vërtetë shpërthyes, kur personazhi arrin pikën psikologjike të thyerjes.

Kështu e nis kritika gjermane përshkrimin e interpretimit të sopranos shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho, duke iu referuar rolit të saj “Suor Angelica” (“Motër Anxhelika”) në operën me të njëjtin titull, vënë së fundmi në skenën e Mynihut.

Pas suksesit në “Bayerische Staatsoper Munchen”, 26 korriku do ta gjejë Ermonela Jahon sërisht krah Placido Domingos, në Operën e Madridit me një tjetër premierë.

Burimi: ATSH