EU4Schools, 35 objekte arsimore të rindërtuara në Shqipëri

10

Përurohet kopshti “Shtojzovallet” dhe shkolla fillore “Rilindja” në Shijak.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë, bëri të ditur sot se, “ndërsa viti po i afrohet fundit, ne jemi krenarë për një nga programet më të rëndësishme të Bashkimit Evropian  në Shqipëri, EU4Schools”.

“Ambasadorët e “Team Europe”, Austrisë, Gjermanisë, Suedisë, Francës, holandës dhe Italisë, së bashku me Përfaqësuesen e Përhershme të UNDP-së dhe Ministren e Arsimit, përuruan kopshtin “Shtojzovallet” dhe shkollën filloren “Rilindja” në Shijak, duke e çuar në 35 numrin total të objekteve arsimore të rindërtuara”, thekson Delegacioni i BE.

Më shumë se 160 nxënës të shkollës “Rilindja” mësojnë në laboratorë fantastikë dhe merren me sport në palestrën e re. Kopshti i ri “Shtojzovallet” mirëpret 120 fëmijë në ditë.

Më shumë se gjysma e 63 strukturave arsimore që po rindërton programi “EU4Schools” tashmë janë plotësisht funksionale.